Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Anibari” gati për rikthimin e qytetit

Është një thirrje e fuqishme, dhe kjo nuk bëhet vetëm deklarativisht. Së paku për një javë, festivali ndërkombëtar i festivalit të animuar “Anibar” e ka të sigurt se do ta rikthejë gjallërinë në qytetin e Pejës. “Riktheje qytetin” është tema e edicionit të sivjetmë. Mesazhi ka të bëjë veçmas me çështjen e rikthimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” për të cilën, ky festival dhe shoqëria civile ka kohë që luftojnë për ta shpëtuar nga privatizimi.

“Anibari” do të rikthejë jo një, por katër kinema, projektorët e të cilëve do të ndizen të hënën. Janë mbi 200 filma animacione nga vende të ndryshme të botës, që do të shfaqen gjatë një jave në edicionin e tetë. Organizatorët tashmë janë gati. Të premten, në kinemanë “ABC” në Prishtinë kanë shpalosur programin dhe kanë zbërthyer mesazhin, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Problemet e kinemasë së Pejës kanë qenë pikënisja e temës, mirëpo kjo është zhvilluar në një koncept të përgjithshëm. Synimi ynë është ideja që qysh me arrit që hapësirat e përbashkëta t’i shfrytëzojë i gjithë komuniteti, pasi ato janë prona e të gjithëve e jo vetëm e disa personave. Rreth kësaj teme do të kemi çdo ditë diskutime e panele”, ka thënë Vullnet Sanaja, drejtor i “Anibarit” , festivali i cili në mars të këtij viti ka rindezur ekranin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” pasi e ka marrë atë në shfrytëzim për pesëmbëdhjetë vjet nga Komuna e Pejës. Por që në ditën e parë, nisi protesta për ta shpëtuar atë nga privatizimi pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte njoftuar se objekti është në likuidim.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.