Rreth 120 gazetarë të mediave vendore e ndërkombëtare janë akredituar këtë vit për të përcjellë për së afërmi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”.
Në këtë mënyrë, vëmendja mediale është e madhe, duke dëshmuar edhe një herë se “Dokufest”-i ka arritur që Kosovën ta vendosë në hartën kulturore të botës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Anyla Dautajt nga “Media Center”, interesimin më të madh në këtë edicion të 16-të po e zgjojnë premierat e filmave, e sidomos të atyre, pas shfaqjes së të cilëve pasojnë diskutimet e publikut me regjisorët apo producentët e filmit.
Gazetarja e “Kohës Ditore”, Sihana Klisurica, thotë se të përcjellësh “Dokufest”-in është punë me shumë përkushtim, meqë ofrohen shumë mundësi për secilin gazetar, falë ngjarjeve të shumta.
Gazetari nga Norvegjia, Truls Lie, ndodhet për herë të tretë në “Dokufest”. Ai pohon se ky festival ka shumë segmente që zgjojnë interes për një media të huaj.
Sipas Lie, i veçantë është edhe programi i filmave për të drejtat e njeriut, dhe se gjithashtu organizatorët kanë sjellë një variacion të mirë të dokumentarëve.
“Dokufest 2017” përfundon më 12 gusht.