Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hitleri i inspiruar nga Wagneri?

Mysafiri i pashëm, i sjellshëm, i relaksuar dhe i veshur me kollare bisedon në mënyrë të përzemërt me drejtorin e festivalit dhe pasardhësit e Richard Wagnerit.

Pastaj një zë thërret: “Ndaloni xhirimet. Ndaleni telefonin mobil! Incizimet ndalohen rreptësisht!” Pas disa sekondash, filmi pa zë e pa titra, vazhdon, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Shfaqja në dhomën e filmave të “Richard Wagner Museum” në “Villa Wahnfried” ishte ekskluzive për ata që morën pjesë në simpoziumin “Wagner in National Socialism - On the Question of Art’s Fall from Grace”. (Wagner në socializmin nacional – për çështjen e rënies së artit nga hiri).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një incizim i paligjshëm dhe shpërndarja e mundshme do të mundë të shkelte të drejtat e një prej personave të xhiruar në të: Verena Wagner, mbesa e mbijetuar e Richard Wagner. Fotografitë e xhirimeve i takojnë një nipi tjetër, të ndjerit Wolfgang Wagner, i cili i kishte filmuar vetë ato, kur ishte 16-vjeçar.

Në to përshkruhen skena e prapaskena të festivalit “Bayreuth Festival” të vitit 1936. Ne e shohim një autokolonë, regjisorin Heinz Tietjen, ministrin e propagandës Josef Goebbels, dirigjentin Wilhelm Furtwängler, një transmetues – Winifred Wagner (bashkëdrejtoreshë e festivalit dhe e ëma e Wolfgang Wagnerit), dhe pas performancës "Führer" shfaqet në skenë duke ndarë duartrokitje me koristët e solistët. Përshëndetja e Hitlerit me krahët e shtrirë ofrohet aty dhe është reciproke. Për një moment Hitleri duket si një person mjaft i këndshëm. Por ajo ndjenjë shpejt zëvendësohet nga qetësia.

Ata që prisnin zbulime të reja sensacionale në simpozium kanë mbetur të zhgënjyer. Subjekti kompleks do të ndriçohet në aspekte të ndryshme, në sesionet e ardhshme të serisë me ligjërata e diskutime të titulluar “Discourse Bayreuth”, një program i ri që i është shtuar festivalit të përvitshëm të Bayreuth.

Diskutimi historik mbi Wagnerin në periudhën naziste nuk është gjë e re në qytet, siç e ka theksuar edhe drejtori i “Wagner Museum”, Sven Friedrich.

“Hiler and the Jews” (Hitleri dhe hebrenjtë) ishte temë e një ekspozite të hapur më 1980 dhe një simpoziumi të mbajtur në vitet ’90. Në të ashtuquajturin “Green Hill”, që ndodhet në afërsi të teatrit “Festspielhaus”, vizitorët aktualisht mund ta shohin ekspozitën “Silenced Voices” (Zëra të heshtur) që i përshkruan artistët hebrenj dhe fatet e tyre në dekadat e hershme të festivalit të Bayreuthit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.