Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Less” rreth botës për 50 vjet

I zhytur në qeshje, pasi lexova disa faqe të romanit të pestë të Andrew Sean Greer, me titull “Less”, e pyeta veten me pendesë, se përse nuk e kisha njohur më parë këtë autor.

Gabimi është i imi, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. “Less” është romani më qesharak, më i mençur dhe më human që kam lexuar, qysh kur Tom Rachman debutoi me “The Imperfectionists” më 2010.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjarja: asgjë nuk i shkon mirë personazhit Arthur Less. Ai është gati t’i mbushë 50 vjet. Narratori misterioz na rrëfen se Arthur është “homoseksuali i parë që është plakur ndonjëherë.

Kjo së paku, është mënyra sesi ai ndihet në kohë si këto”. Arthur është një romancier, dhe as kjo gjë nuk po i shkon mbarë. Libri i tij i parë, tashmë i harruar, ishte “një sukses i moderuar”. Një kritik i njohur kishte bërë vështrim në disa faqe.

“Por secili autor mund ta shijojë helmin që tjetri e ka në grusht”, dhe kritiku kishte përfunduar vështrimin e tij duke e quajtur Arthurin “një të krisur me diskurs të pasur gjuhësor”. Kur u përball me këtë frazë të çuditshme, Arthur e kishte pyetur të dashurin e tij të asaj kohe, që ishte një poet i shquar në moshë: “Çfarë dreqin është një i krisur?” Robert i kishte thënë, duke ia mbajtur dorën: “Arthur, ai thjesht po të quan homoseksual”.

Disa vite më vonë, Arthur nominohet për një çmim që as nuk e kishte ditur se ekziston – “Wilde and Stein Literary Laurels”. Ai mendon që agjenti i tij i kishte thënë se çmimi quhej “Wildenstein”. Arthur përgjigjet se ai nuk është hebre... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.