Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Festivali me ndikim shumëdimensional në Prizren

Një shtëpi e vjetër nga shekulli XVIII në Qendrën Historike të Prizrenit është kthyer në bujtinë dy vjet më parë, në prag të fillimit të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Që prej asaj kohe bujtina në fjalë operon si biznes i vogël i familjes Driza. Erdis Driza ka treguar se shtytja për nisjen e këtij biznesi ka ardhur si pasojë e fluksit të vizitorëve gjatë “DokuFestit”, por që operimi është shtrirë gjatë gjithë vitit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prizreni gjatë “DokuFestit” është në fokus të vizitorëve vendorë dhe të huaj”, ka thënë ai, duke pranuar se gjatë verës në qytet zhvillohen aktivitete të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e turizmit kulturor.

Shtimi i numrit të vizitorëve ka ndikuar edhe në ekonominë e qytetit. Një raport i Institutit GAP, që ishte publikuar vitin e kaluar, ka konstatuar se ndikimi vjetor i “DokuFestit” vlerësohet të jetë mbi 4.7 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.