Elvis Shala, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës. Studimet themelore i përfundoi në vitin 2009 në universitetin e arteve të bukura “Mimar Sinan” në Stamboll, studimet master i kreu në po të njëjtin institucion në arkeologji klasike, ndërsa specializoi në arkitekturë romake, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në vitin 2012 ka qenë bursist i Institutit Arkeologjik Gjerman. Ka udhëhequr projekte arkeologjike si: Tempulli i Trajanit në Ulpianë, Vendenis - Gllamnik dhe Dresnik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShala është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Familja për mua do të thotë shumë, sepse familja është bërthama e formimit të çdo shoqërie, e cila ka impakt edhe në formimin e personalitetit të çdo individi.
Roli i familjes tek unë si individ ka qenë shumë motivues në formimin tim si profesionist dhe vazhdon të jetë shtytje e madhe për të vazhduar me sukseset e mëtutjeshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.