Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjakovës do t’i rikthehet kinemaja që i mungoi për dy dekada

Prishtinë, 4 gusht - Ekrani i madh i kinemasë së qytetit të Gjakovës, i cili nuk është ndezur asnjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, shumë shpejt pritet të vihet në shërbim të adhuruesve të filmit. Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e kësaj komune ka përzgjedhur kompaninë “Cacoo” për funksionalizimin e kësaj hapësire.

Nëpërmjet një ankandi publik e ka përzgjedhur këtë kompani, midis tri ofertave. Objekti në të cilin do të shfaqen filma është pjesë e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”, aty ku dikur kishte qenë edhe Kinemaja e Qytetit me këtë emër, funksionale deri në vitet e paraluftës. Pos kësaj, në atë kohë ky qytet kishte pasur edhe një tjetër kinema, atë me emrin “Hysni Zajmi” e njohur edhe si Kinemaja e Vjetër, objekti i së cilës nuk ekziston më.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas luftës përpjekjet për ta rifunksionalizuar kinemanë “Asim Vokshi” nuk kishin rezultuar të suksesshme (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.