Filmi i shkurtër i animual ‘Q&A’, i cili është realizuar në kuadër të programit ‘Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers’, do të prezantohet në Komitetin e Helsinkit, shkruan KultPlus.
Për këtë gjë nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar regjisori njëherësh edhe profesor i dy studenteve kosovare, që janë pjesë e këtij filmi, Ismet Sijarina. Ai përveç që është shprehur krenar me studentet e tij po ashtu ka njoftuar edhe për filmin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky film i shkurtër i animuar është rezultat i bashkëpunimit në mes të artistëve të rinj nga dy shoqëritë post-konfliktuoze, Kosova dhe Serbia. Ai paraqet tre tregime të inspiruara nga sfidat me të cilat ballafaqohet të rinjtë, të cilat janë të nxitura nga tiparet e përbashkëta frenuese të këtyre shoqërive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë eksperiencë të paharrueshme”, thuhet në shkrimin e Sijarines.
‘Q&A’, është punuar nga Rajmonda Ahmetaj dhe Shqipe Gashinga Kosova, ndërsa nga Serbia janë Demir Mekic dhe Rade Obradovic.
Q&A from Intercultural Icebreakers on Vimeo.