Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një ditë pushimi në fshatin e Agave dhe në kalanë e Ali Pashë Tepelenës

Prezantojmë nga Shqipëria e Jugut vendin Porto Palermo. Ky vend mundëson pushim dhe qetësi. Akomodimin mund ta bëni në fshat, të shfrytëzoni detin e plazhin dhe të mësoni historinë e kalasë dhe Ali Pashës Tepelenës.

Porto Palermo gjendet në jug të Shqipërisë, përkatësisht afër Himarës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karakteristikë e këtij vendi është fshati që njihej si fshati i Agave, deti dhe në mes tij, Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.

Me të arritur në këtë vend, mund të akomodoheni në këtë fshat të rrethuar me lule edhe bimë të ndryshme, përfshirë edhe ato shëruese, në mesin e tyre shtëpizat nga druri.

Të gjitha këto shtëpiza janë të ndërtuara nga Qemail Mato, ekolog i njohur në Shqipëri, i cili falë këtij profesioni ka arritur të krijojë këtë ambient mahnitës.

Ai ka shpjeguar karakteristikat e këtij vendi, që nga koha e ndërtimit të tij.

Ky fshat mundëson pushim më ndryshe, që do të thotë larg luksit të hoteleve.

Ndërsa pasi të jeni akomoduar, plazhi afër fshatit ju mundëson freski në të nxehtin e verës.

Nuk përfundon me kaq. Një arsye tjetër pse duhet vizituar Porto Palermo është edhe Kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnjë të gjelbra, ndërsa nga bedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia.

Kalaja është mjaft e bukur, e vendosur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos, në antikitet i njohur si gjiri i Panormës. Kalaja ndodhet jo larg fshatit Qeparo.

Kalaja ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Lartësia e mureve arrin në 20 metra, dhe përbën një nga atraksionet unike të Jugut të Shqipërisë.