Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mic Sokoli në grykë të Jezercit

Politika ia dha para shumë vjetësh vendin kryesor Mic Sokolit krahëhapur para grykës së topit në emblemën e ngarkuar të Ferizajt.

Aty dominon ngjyra e zezë. Por me veshje kombëtare kuqezi e shpatën në dorën e djathtë e ka sjellë piktori Mehmet Qorroli në ballin e murit mbrojtës ndanë rrugës “Epopeja e Jezercit”, që zgjatet deri në fshatin malor, që ishte çerdhe e njërës prej zonave operative të UÇK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Historiografia shqiptare shkruan se heroi nga rrethi i Tropojës ra më 1881, duke luftuar për idealet e Lidhjes së Prizrenit në betejën e fshatit tjetër ferizajas Slivovë, në rrugën drejt Shtimes.

Dremjaku ndan Slivovën e Jerzercin. Dhe Qorroli thotë se ka arsye bindëse pse e “zhvendosi” Mic Sokolin në grykën e Jezercit, ku ranë shumica e dëshmorëve dhe viktimave të ofensivave serbe kundër UÇK-së.

“Zhvendosja” e heroit

“Ky është mural i Mic Sokolit para topit. Është vrarë në Slivovë, mirëpo tash po e bëj këtu, sepse Jezerci ka traditë bujarie, luftarake, strategjike dhe si pozitë gjeografike”, thekson Qorroli me dorëzat e përlyera para muralit, të cilit beson se brenda pak ditësh do t’ia japë dorën e fundit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.