Lulzim Bucolli për 12 vjet punoi në organizata të edukimit si mësues dhe artist në Kosovë dhe Hawaii. Është aktor i teatrit dhe filmit. Kreu Fakultetin e Arteve, në Degën e Aktrimit, në klasën e Faruk Begollit.
Më pas shkoi në Hawaii për trajnim profesional, ku mbajti edhe kurse, për t’u kthyer më pas në Kosovë, ku punoi në projekte filmike dhe teatrale. Ai njihet për rolin në filmin e shkurtër “Kthimi” (2012) të Blerta Zeqirit dhe roleve të tjera të shkurtra nëpër filma të tjerë. Bashkëshkroi skenarin e filmit “Zonjusha”, i cili pati premierën vitin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBucolli është master i arteve në Teatrin Edukativ në Universitetin e New Yorkut - Shkolla Steinhardt për Kulturë, Arsim dhe Zhvillim Njerëzor. Bucolli përdor teatrin si një modalitet mësimor për studentët e të gjitha moshave. Ai beson se teatri duhet të përdoret në të gjithë sferat edukuese si një mjet për shprehje, shërim dhe zhvillim të shëndoshë njerëzor.
Tani për tani ai punon në zhvillimin e një programi arsimor për studentët e shkollave publike dhe private në Kosovë. Gjithashtu përdor teatrin në spitale, qendra për të mitur dhe objekte të tjera, ku drama mund të bëjë ndryshim. Shumica e klasave që Bucolli zgjodhi në New York janë: Drama Kreative, Teatri Fizik, Teatri i Aplikuar, Stilet e Aktrimi dhe Regjisë, Mësim Përmes Artit Dramatik etj., të cilat përqendrohen në zhvillimin e aftësive dhe njohurive mbi teatrin dhe mënyrat më të mira për të lehtësuar punën e grupeve të ndryshme të njerëzve drejt krijimtarisë dhe zhvillimit të shëndoshë, fizik, psikik dhe emocional.
Bucolli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Nëna është personi më i rëndësishëm për shumicën e njerëzve. Loja dhe marrëdhënia e parë që zhvillon fëmija është me nënën. Lidhja që njerëzit kanë me nënën e tyre shpesh e përcakton nivelin e lumturisë.
Ajo na mban kur qajmë, qeshet kur qeshemi, na këndon derisa të flemë dhe përkujdeset për mirëqenien tonë. Pranë saj ndihemi të sigurt dhe të lumtur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.