Për Këshillin e Bashkësisë Islame asnjë objekt tjetër në hapësirën e Kalasë së Prizrenit nuk mund të krahasohet me xhaminë e dikurshme aty për sa u përket fakteve. Dhe këto fakte, sipas KBI-së në Prizren, janë aq kategorike saqë organet qeveritare nuk mund t’i mbyllin sytë para tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë qëndrim KBI-ja e ka shpalosur të premten duke reaguar ndaj vendimit të javës së kaluar të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, me të cilin është refuzuar kërkesa për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit. Madje autoriteti fetar lokal ka shprehur keqardhjen që ky vendim ka krijuar terren për revoltim të besimtarëve myslimanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Natyrisht, ky vendim nuk është i mirë për askënd, sepse ka injoruar faktet historike, argumentet autentike dhe vullnetin e qytetarëve të Prizrenit. Ne jemi të bindur se edhe vetë Instituti, si organ i Ministrisë së Kulturës, nuk i beson këtij vendimi, që vetë e ka lëshuar”, thuhet në reagimin e KBI-së.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.