Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Komuna nuk heq dorë nga teleferiku i refuzuar për në Kala

Autoritetet lokale e ato qendrore të trashëgimisë kulturore kanë refuzuar kërkesën, përkatësisht projektin ideor të Komunës së Prizrenit për ndërtimin e infrastrukturës për qasje në Kalanë e qytetit.

Informatat rreth kësaj çështjeje janë shpalosur në ditën që gazeta ka raportuar për refuzimin që Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ia ka bërë kërkesës së Bashkësisë Islame në Prizren për rindërtimin e xhamisë në Kala, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht refuzimit të projektit ideor për teleferik, organet komunale të Prizrenit tashmë kanë iniciuar procedurat e prokurimit për këtë projekt.

Përderisa organet e Ministrisë së Kulturës dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit kanë theksuar se projekti ideor për ndërtimin e infrastrukturës për qasje në Kala është në kundërshtim me kushtet e dhëna nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe me dispozitat e Ligjit për trashëgimi kulturore, në anën tjetër zyrtarët komunalë kanë vlerësuar se autoritetet e trashëgimisë kulturore i kanë shkelur afatet ligjore për dhënien e përgjigjes ndaj kërkesës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.