Iniciatorët e vendosjes së shtatores së Anton Çettës, bashkë me financuesit e projektit, nuk e dinë se kur do të vendoset guri themeltar për bazamentin e saj, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa Instituti Albanologjik i Prishtinës pretendon se si shfrytëzues i pronës ku është paraparë të vendoset shtatorja është dashur të pyetej për lejen, Komuna e Prishtinës që e ka dhënë atë distancohet nga mosmarrëveshja midis palëve. Lejen për vendosjen e shtatores së pajtuesit të gjaqeve e mbledhësit të folklorit në oborrin e IAP-it, Komunës ia kishte kërkuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstituti Albanologjik i Prishtinës ka dorëzuar një ankesë në Komunën e Prishtinës. Ka kontestuar procedurat nëpërmjet të cilave Drejtoria e Urbanizmit e ka pajisur Ministrinë e Arsimit me leje për vendosjen e shtatores.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.