Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Bullgaria, stacioni i radhës për ansamblin “Shota”

Prishtinë, 21 korrik - Plovdivi i Bullgarisë është stacioni i radhës për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Do të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Plovdiv 2017”, shkruan sot Koha Ditore.

Edicioni i 23-të i këtij festivali do të mbahet prej 1 deri më 5 gusht. Kjo do të jetë paraqitja e dytë e “Shotës” jashtë vendit brenda muajit. Para një jave, ky ansambël u kthye me katër shpërblime nga festivali ndërkombëtar “Kemençe ve Horon”, që u mbajt në Trabzon të Turqisë (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.