Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Eho”, homazh për vetminë e një gjenerate

Prishtinë, 20 korrik - Zymtësia e rrëfimit del në pah qysh në skenën e parë, kur në ekran shfaqet një trup i pajetë. Vdekja në një aksident trafiku, e emigrantit ilegal kosovar në Gjermani, shërben si pikënisje mbi të cilën shtjellohet një histori shumë më e gjerë se sa kaq. Aksidenti fatal bëhet shkak për t’i ndërlidhur dy rrëfime, shkruan sot Koha Ditore.

Ismeti, ish-gazetar i Radiotelevizionit të Prishtinës (që luhet nga Selman Jusufi) dhe gjermania Hana, bashkëmoshatare e tij (Klara Höfels), janë protagonistë të një filmi që për bazë e ka vetminë njerëzore. Fatet e dy prindërve që as nuk njihen e as nuk flasin të njëjtën gjuhë, kryqëzohen nëpërmjet fatkeqësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Höfels e Jusufi asnjëherë nuk bëhen bashkë në një skenë të filmit, me të cilin regjisori Dren Zherka debuton në metrazhin e gjatë. Në fiks 93 minuta, historia e filmit ndahet në dysh. Të barabarta duken skenat në të cilat të dy protagonistët, me pak fjalë e shumë dhimbje, flasin për vetminë e humbjen (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.