Festivali Operistik Rossinian ka qenë rrugëtimi i radhës për sopranon e njohur Marigona Qerkezi.
Marigona, një soprano e talentuar dhe karizmatike, ka performuar ditën e parë të kësaj jave në Rossini Opera Festival në Pesaro të Italisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër KultPlus ajo zbulon më shumë rreth kësaj paraqitjeje.
“Festivali Operistik Rossinian për mua ka rëndësi të madhe sepse shumë pjesë nga kompozitori Rossini i punova me dirigjentin dhe muzikologun më të madh Rossinian të shekullit, maestro Alberto Zedda dhe nga i cili u rekomandova të prezantohem edhe në audicion” tregon Qerkezi.
Pas përzgjedhjes dhe selektimit në mesin e 300 konkurrentëve nga e mbarë bota, Marigona ia doli të futej në rrethin e ngushtë të njerëzve me të cilët edhe do të realizohej një projekt i tillë muzikor.
Dhe për Marigona Qerkezin, çdo sfidë muzikore është sfidë ku duhet triumfuar e së cilës duhet ti shkohet deri në fund.
“Është hera e parë që marr pjesë në këtë festival, më prestigjiozi për këtë repertor, i cili mbahet pikërisht në vendlindjen e Rossinit, dhe më gëzon shumë ky realizim. Më është besuar roli primar, ndërsa fakti që e debutoj rolin tim të parë Rossinian pikërisht në Rossini Opera Festival për mua dhe karrierën time ka vlerë të madhe” tregon Marigona Qerkezi, emër tanimë i ndërtuar në këtë stil dhe fushë muzike.
Gioachino Antonio Rossini është kompozitor italian i njohur për operë dhe për muzikë të shenjtë. Ka lindur në Pesaro ndërsa ka ndërruar jetë në Paris të Francës, në vitin 1868.
{gallery}