Është anuluar kontrata për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve Agim Gërguri, ka konfirmuar për KTV-në se procesi do të nisë nga fillimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kontrata është anuluar momentalisht, do të rishqyrtohet plani se si do të menaxhohet kalaja dhe opinioni do të njoftohet me kohë” , ka thënë Gërguri.
Ndërkohë, këtë vendim e ka mirëpritur iniciativa "Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë".
“Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve më në fund i është dorëzuar presionit të qytetarëve dhe ka shkëputur njëanshëm kontratën me Mentor Salihun, dajën e kryetarit Bajram Mulaku nga radhët e PDK-së, të cilit pati vendos t’ia jap Kalanë për ta bërë restaurant. Me këtë rast, ne si grupi i iniciativës qytetare ‘Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë’, iu themi të gjithë qytetarëve, urime për fitoren tuaj”, ka thënë Leonora Aliu, përfaqësuese e kësaj iniciative.
Tutje Aliu në një konferencë është shprehur se kërkojnë që çdo veprim i Institutit, Ministrisë se Kulturës, Komunës së Vushtrrisë, e cila mbetet sipas saj bashkëfajtore për çka do që i ndodh Vushtrrisë, të jetë në harmoni të plotë me kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e Iniciativës është që kalaja të jetë e hapur për shfrytëzim nga qytetarët e saj.