Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti që përplas dy kohë në kërkim të thirrjes për ndryshim

I rritur në një qytet që më shumë e pëlqente si i ri sesa tash, Yane Calovski është një nga artistët e gjeneratës së mesme më me ndikim në Maqedoni.

Veprat e tij kanë shëtitur në vende të ndryshme, por Calovski (1973) është tejet modest. Thotë se është figurë publike, por jo ndonjë njeri i rëndësishëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkë me Hristina Ivanoska, në vitin 2015 ka përfaqësuar Maqedoninë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Asokohe kishin ngritur pyetje për besimin, politikën e shoqërinë.

I zhvendosur për tri ditë në Prishtinë, për të mbajtur një ligjëratë në “Shkollën verore si shkollë”, Calovski në një bisedë për gazetën ka folur për veprat e tij, Shkupin e dikurshëm dhe atë të sotmin e mes tjerash edhe për rolin e artistit në shoqëritë ballkanike dhe në përgjithësi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.