U martova me Jeanne Moreaun, më 1977, në sallën komunale në Paris. Moreau ishte një prej aktoreve më të mira të brezit të saj, dhe në ceremoni mori pjesë një grup njerëzish të njohur: Jacques Chirac, i cili shumë shpejt do të zgjidhej kryetar i qytetit, mbajti një fjalim, dhe dëshmitarë të kurorëzimit tonë ishin regjisori i filmit, Alain Resnais, i cili më kishte njoftuar me Jaennen, dhe gruaja e tij, Florence Malraux, e bija e shkrimtarit André Malraux.
Pasi ngremë dolli dhe çuam nga një gllënjkë shampanje në një ceremoni të thjeshtë e të shkurtër, ku unë nuk e nxora asnjë fjalë të vetme, Jeanne dhe unë bëmë një shëtitje të gjatë nëpër Kopshtin Tulieries, shoqëruar prej një mal paparacësh. Ishte martesa ime e parë, për Jeannen e dyta. Shpesh u jam kthyer fotografive tona të ditës së dasmës, dhe e kam parë se isha i tronditur dhe i hutuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVerën e vitit të parë e kaluam në shtëpinë e saj në La Garde-Freinet, fshat mesjetar, me qindra hektarë fusha e kodrina prapa Saint-Tropezit. Nuk kisha kurrfarë plani me çka do të merresha në të ardhmen e afërt. Filmin e fundit, “Sorcerer”, që e mendoja si realizimin tim më të mirë, nuk ishte pranuar kurrqysh prej kritikëve dhe audiencës. Vendosa t’i kaloja ditët në jetën fshatareske në bukuritë franceze, duke nisur me ecjet e gjata mëngjesore në fshat për ndonjë kafe e kroasant sa për t’ia thyer. Pronari i kafenesë dhe patronët e rrethinës tregoheshin akull të ftohtë me mua. Madje në një mur që çonte drejt qendrës së zonës kishte një grafit, që kishte mesazhin e drejtpërdrejtë: “Parisienë kthehuni në shtëpi”. Ma merrte mendja se si ndiheshin ata kur u zinte syri këtyre anëve ndonjë amerikan.
Mbrëmjeve, pasdarke, Jeanne do ta lexonte romanin me shtatë vëllime, “À la Recherche du Temps Perdu” (“Në kërkim të kohës së humbur”). Nisi të më lexonte pjesë të tij në frëngjisht, pastaj i përkthente në anglisht. Me kalimin e kohës, u rrëmbeva prej gjuhës së veprës dhe me jetën e karaktereve të shumta. Pas dy vjetësh, Jeanne dhe unë e morëm vesh se secili ishim të zhvendosur kulturalisht në botë të ndryshme. Dashurinë tonë e mori pusi, por jo edhe dashurinë time për Prustin. Vazhdoja ta lexoja veprën letrare, shpesh me vështirësi derisa mbërrita në vëllimin e fundit. Pastaj u kthehesha përsëri disa pjesëve të saj, shpesh vetëm ndonjë paragrafi, si puna e ndonjë kënge të veçantë në koleksionin e pasur muzikor.
Kështu nuk iu ndava kësaj shprehie për dhjetë vjet me radhë, duke lexuar çfarëdo shkrimi a biografie që më binte në dorë për Prustin. (Artikullin e plotë nga William Friedkin mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)