Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sot në Gjakovë: Komemoracion, homazhe dhe varrimi i Murteza Nurës

Shkrimtari, veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Murteza Nura – Xaja, i cili dje ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, do të varroset sot në Gjakovë, ku kaloi ditët e rinisë dhe veproi.

Për të kujtuar e nderuar këtë personalitet, Komuna e Gjakovës, nën përkujdesjen e kryetares Mimoza Kusari-Lila, në orën 14 do të mbajë një mbledhje komemorative, ndërsa në orën 15 në foajeun e pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” do të bëhen homazhe . Në orën 16, sipas njoftimit nga Gjakova, do të bëhet varrimi i tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Murteza Nura – Xaja, i cili për shkak të bindjeve të tij politike dhe të veprimtarisë patriotike kaloi mbi 20 vjet në burgjet Jugosllavisë së Titos, ka lënë një varg veprash letrare dhe pikturash.