Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tetë artistë shqiptarë me këngë për Tiranën

Tetë artistët më të mirë shqiptarë nga të gjitha trevat kanë zgjedhur një mënyrë unike për të prezantuar tetë pikat më të bukura dhe më atraktive të kryeqytetit shqiptar.

Përmes tingujve të kitarës akustike dhe fuqisë magjike të vibracioneve të zërit të tyre, siç transmeton KultPlus Alban Nimani, Eneda Tarifaj, Beatrix Ramosaj, Bojken Lako, Alban Ramosaj, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha do të përçojnë tek publiku emocionet dhe magjinë që përjeton çdokush që viziton Tiranën, i cili është transformuar në një qytet Europian, ku moderniteti ndërthuret në harmoni të plotë me të kaluarën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pazari i ri, Sheshi Skënderbej, Kulla e sahatit, janë vetëm disa prej vendeve të cilat përfaqësojnë vizionin e Tiranës së sotme e orientuar drejt zhvillimit dhe respektit për ruajtjen e identitetit.

“Muzika ka fuqinë të na bashkojë e të sjellë ndryshim. “Tirana Sessions” është një lëvizje promovuese me të cilën këngëtarë të ndryshëm lidhin këngën dhe artin e tyre me disa nga hapësirat më interesante të qytetit tonë”, shkruan Veliaj në Facebook.