Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Shkolla verore...” sjell dy shembuj për artin që ringjall arkivat

Prishtinë, 13 korrik - Në vitin 1963 tërmeti kishte arritur që të shkatërronte një pjesë të konsiderueshme të Shkupit. Asokohe edhe Kombet e Bashkuara kishin ndarë fonde për rindërtimin e qytetit. Ishte punuar krejtësisht një plan i ri urbanistik për qendrën e kryeqytetit maqedonas.

E artisti Yane Calovski qysh prej vitit 2004 është duke hulumtuar nëpër arkiva të ndryshme sa u përket planeve, që janë bërë asokohe për rindërtimin e qytetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bëhet fjalë për futje në arkivin që nuk ekziston në objektin ku punoheshin planet urbanistike në Shkup”, ka thënë ai në ligjëratën e mbajtur në mbrëmjen e dytë të “Shkollës verore si shkollë”, të martën, në Prishtinë. Faktin që në vitet ’60, Kombet e Bashkuara kishin krijuar një fond për rindërtimin e Shkupit e ka përshkruar si pikën kur solidariteti i ndërkombëtarëve ishte tejet i lartë. Gjatë hulumtimeve të bëra për vite me radhë, ka ardhur në përfundim se ishin gjashtë propozime për rindërtimin e qytetit dhe fitues ishte ai i një arkitekti japonez.

E pas tij, Angelika Steptken ka mbajtur ligjëratë për “Villa Romanan”.

Deri në ditën e 22-të të këtij muaji në “Shkollën verore si shkollë”, çdo mbrëmje do të mbahen ligjërata nga artistë, nga kuratorë e profile të tjera, që kanë lidhje me artin (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.