Kolana e Musine Kokalarit tashmë është në prag të përfundimit dhe veprat pritet të vijnë shumë shpejt. Vepra 1 - ‘Siç më thotë nënua plakë’ dhe ‘Nënua plakë në Romë’, Vepra 2 - ‘Sa u tunt jeta’ dhe Vepra 3 - ‘Jeta ime universitare’ do ta përbëjnë këtë kolanë të Kokalarit.
Gjithashtu pritet të dalë nga shtypi dhe ditari ‘Jeta ime universitare’ – përkthim nga gjuha italiane i botimit të përgatitur nga profesorët e Universitetit 'La Sapienza', Mauro Geraci dhe Simonetta Ceglie. Përkthimi i ditarit të Kokalarit vjen në shqip nga përkthyesja dhe gazetarja e kulturës Arta Marku dhe do të shoqërohet me parathënie studimore nga Mauro Geraci dhe Simonetta Ceglie si dhe me një ese nga shkrimtari Visar Zhiti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBotimi i kësaj kolane është përgatitur nga Biblioteka Kombëtare dhe është financuar nga Ministria e Kulturës dhe vjen në vazhdën e aktiviteteve të programuara për përkujtimin e 100-vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit, shkrimtares së parë shqiptare.