Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Alban Ukaj, më i miri në festivalin prestigjioz të Bosnjë-Hercegovinës

Aktori i njohur kosovar është vlerësuar nga një prej festivaleve më të vjetra të teatrove në Bosnjë-Hercegovinë.

Alban Ukaj, i cili ka vite që është bërë emër i njohur në skenën teatrore e në kinematografinë boshnjake e më gjerë, ka marrë çmimin për aktorin më të mirë në edicionin e 36-të të Festivalit të Teatrove në Jajce, qytet në pjesën qendrore të BH-së, shkruan sot “Koha Ditore”. I veshur në kostumin e personazhit që quhet Woland, Ukaj triumfoi në mesin e shumë aktorëve të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Ai është protagonist në shfaqjen “Mjeshtri dhe Margarita”, nën regji të Alesh Kurt, bazuar në romanin me të njëjtin titull të Mikhail Bulgakov, premiera e së cilës është dhënë në tetor të vitit të kaluar.

Kjo shfaqje, produksion i Teatrit të Luftës në Sarajevë - SARTR, përveç çmimit që ka marrë të Ukajt, ka marrë edhe atë për kostumografinë më të mirë që i takoi Adisa Vatresh-Selmoviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.