Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filarmonia dëshmohet me një kapërcim mjeshtëror nëpër stile

Prishtinë, 2 mars - Kapërcimet në strukturë dhe melodi, përmes tri veprave shumë kërkuese, bënë që Orkestra e Filarmonisë e Kosovës të sfidojë veten me një program të rëndë.

Me koncertin e dytë për këtë vit, të martën mbrëma, në “Sallën e Kuqe” në Prishtinë, dëshmoi nivelin e saj. Solli në skenë dy premiera dhe një vepër të interpretuar më parë, por që kësaj radhe me një qasje tjetër, falë bashkëpunimit me dirigjentin amerikan, Gregory Charette. Koncerti për dorën e majtë, i kompozuar nga Maurice Ravel solli në skenë pianisten ruse, Maria Nemtsova, e cila në koordinim me orkestrën, e hapën koncertin. Vepra nis butësisht, duke lënë përshtypjen se orkestra po akordon instrumentet. Ashtu siç është traditë, tematika e materialit prezantohet nga orkestra dhe më pas pianoja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ajo që e bën jo të zakonshme këtë vepër është kapërcimi melodik ashtu siç përshkruhet: “Ravel krijon dykuptimësi në mes të ritmeve të trefishta dhe të dyfishta”. Ky shembull nënvizon një prej rasteve më të dukshme të kësaj vepre. U luajt për herë të parë për publikun kosovar, njëjtë sikurse edhe vepra e dytë me radhë në program, ajo e kompozitorit japonez Takashi Yoshimatsu. “Cyber Bird” është një prej veprave më të njohura të tij, e cila e vë në pah qasjen që ka kompozitori për bashkëkohoren, duke gërshetuar klasiken me jazzin, muzikën tradicionale japoneze dhe pop-in. Si e tillë, kjo vepër, ishte sfiduese dhe diçka e re për orkestrën. E shkruar për saksofon alt, “Cyberbird concerto” u interpretua nga saksofonisti rus, Vitaly Vatulya, i cili ndau skenën edhe me Nematsovan në piano dhe perkusionistin Patris Berisha, që në këtë vepër luajti në bateri.

Për pianisten Besa Luzha, pikërisht kjo vepër ishte ajka e mbrëmjes. Ajo ka thënë se orkestra ka sjellë një koncert të arrirë.

Për kompozitorin Fahri Beqiri, koncerti i së martës thjesht ka qenë i mrekullueshëm (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.