Teatri Kombëtar i Kosovës ia ka dalë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti të ketë publik 100 për qind më shumë sesa që kishte vitin e kaluar për periudhë të njëjtë. Institucioni më i lartë teatror i vendit, po ashtu në këtë masë i ka rritur edhe të hyrat vetjake.
Krejt kjo është bërë nëpërmjet tri premierave të realizuara në skenën e madhe dhe katër të tjerave që janë shfaqur në skenën e vogël, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjatë pjesës së parë të vitit janë dhënë 107 repriza, vetëm 4 më shumë sesa në pjesën e parë të viti të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2017, Tetari Kombëtar i Kosovës ka pasur 10 mijë e 349 shikues, ose mbi 5 mijë shikues më shumë se në të njëjtën periudhë të viti 2016”, shkruhet në raportin gjashtëmujor të TKK-së. Sipas këtij raporti, ky institucion gjatë kësaj periudhe ka arkëtuar 13 mijë e 645 euro, 7 mijë e 270 më shumë sesa në të njëjtën periudhë të 2016-s. Sipas raportit, TKK-ja ka pasur edhe 1 mijë e 194 shikues në Festivalin Ndërkombëtar të Bursës në Turqi.
Numri më i madh i shikuesve u takon shfaqjeve të skenës së madhe “I ligu për mend”, me regji të Altin Bashës, “Bordel Ballkan”, me Regji të Andras Urban, dhe “Aventurat e reja të Don Kishotit”, me regji të Dino Mustafiqit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.