Emri i një artisti kosovar do të përmendet dy herë në festivalin që konsiderohet të jetë ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore e artistike që organizohen në Iran.
Rrezeart Galica është pjesë e jurisë dhe do të ekspozojë një vepër të tij në ekspozitën e edicionit të gjashtë të festivalit “Iran International Green Film and Visual Arts Festival” (Festivali ndërkombëtar i filmit të gjelbër dhe arteve vizuale”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy festival në seksionin e arteve vizuale përfshin disa kategori, mes të cilave dizajnin grafik, animacionet e karikaturën, fotografinë, ilustrimet, videoartin, art konceptual e art digjital.
Në secilën prej tyre do të ndahen çmime e diploma. Galica është pjesë e jurisë që do të vlerësojë filmat e shkurtër, ata animacion e dokumentarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.