Në një fotografi shihen disa fëmijë e gra prapa hekurave – por vetëm pak burra. Rrobat e tyre janë më shumëngjyrëshe sesa ato që bartin njerëzit e botës perëndimore.
Shumica prej atyre që kanë pozuar janë përpjekur, ose edhe duken të pikëlluar – përfshirë edhe një djalosh të vogël në ballë të fotografisë që mbahet për hekurash me të dyja duart. Fotografi, Shahidul Alam, nëpërmjet këtyre fotografive ka mundur të përshkruajë situata të ndryshme. A janë këta njerëz në burg apo jetojnë në një kamp refugjatësh? - transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e DW. Por, pastaj, në fotografinë e dytë shihet një grua pranë një buqete të madhe me lule.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë përshkrim i shkurtër pranë fotografisë na jep zgjidhjen: “në pritje për të dashurit”, shkruhet aty. Fotografia tregon për familjet në aeroportin “Dhaka” që presin t’u kthehen të afërmit e tyre: burrat, baballarët dhe nënat që kanë marrë pushime të shkurtra nga punët e tyre si punëtorë emigrantë. Në ekspozitën me titull “The best years of my life” (Vitet më të mira të jetës sime) fotografi e blogeri nga Bangladeshi, Shahidul Alam, rrëfen historitë e punëtorëve emigrantë nga Bangladeshi, të cilët punojnë dhe jetojnë në Malajzi. Ai i ka ndjekur ata me kamerën e tij për plot një vit.
Alam ka kapur momente shumë interesante të subjekteve të tij. Një prej tyre është Sahanaz, e cila shihet e humbur në mendime teksa kontrollon telefonin e saj të mençur. Ajo është një nga pak gratë emigrante punëtore, shpjegon Alam.
“Ajo më ka thënë ‘e kam lënë djalin tim kur ishte 1 vjeç. Ai po qëndron me motrat e mia. Tani është 11 vjeç. Ai e quan motrën time nënë, e mua më quan teze”. Për çdo dit, rreth 500 mijë njerëz nga Bangladeshi i lënë shtëpitë e tyre për të udhëtuar larg vendit, që të fitojnë para. Ekonomia e shtetit jugor aziatik ka kohë që varet nga transferet në valutë të huaj. Shahidul Alam është i vetëdijshëm për këtë. Në Bangladesh ai është aktivist i mirënjohur, por në ekspozitën që ka hapur në Berlin ai thjesht dokumenton rrugë të ndryshme që marrin njerëzit.
Por fotografitë e tij gjithashtu rrëfejnë histori të suksesit e të vlerësimit. Në njërën prej tyre është Dato, i cili ka shkuar në Malajzi si burrë i varfër, por tani është një biznesmen i suksesshëm. Bashkë me gruan e tij, ai pozon i ulur në dhomën luksoze të ndejës. Një tjetër personazh është Bashirol, i cili qëndron në një pozë të relaksuar përkrah shefit të tij, pronar i kompanisë së metalit. Burrat mbajnë njëri-tjetrin për dore dhe duken të kënaqur.
Ndoshta një nga imazhet më bindëse të ekspozitës është fotografia e një burri me sjellje serioze. Teksti shoqërues thotë se ai nuk shqetësohet për jetën e tij të vështirë. Por duket qartë se për të është i dhimbshëm fakti që kjo i ka kushtuar me rininë e tij.
Alam dëshiron që ekspozita të tregojë jetën e emigrantëve “nga një anë shumë humane”, të zhveshur nga të gjitha klishetë e paragjykimet. Ai gjithashtu e nxit audiencën të mendojë se si punëtorët emigrantë në fotografitë e Alamit janë ata që në Gjermani quhen refugjatë.
Në projektin e tij të radhës, Shahidul Alam dëshiron të angazhohet në një diskutim aktual që po zë vend në Gjermani. Sikurse do ta bënte edhe në Dhaka, ai edhe në Gjermani dëshiron që punën e tij ta ekspozojë në një xhami – një xhami liberale në Berlin, që është hapur së fundi nga aktivistja e të drejtave të grave, Seyran Ates.
Kjo është xhamia e parë në Gjermani në të cilën burrat dhe gratë mund të luten në mënyrë të barabartë në një dhomë. Alam është i vetëdijshëm për faktin që xhamia liberale është subjekt i kritikës masive. Por ai është i familjarizuar me këtë, për shkak të vendlindjes së tij. Ai thotë se xhamitë duhet të hapen për botën – qoftë në Bangladesh apo në Gjermani. Ekspozita “The best years of my life” e hapur në ambiente të Ministrisë së Jashtme në Berlin planifikohet të hapet edhe në shkolla.