Dokumentari më i ri i Laura Poitras, “Risk”, për herë të parë ishte shfaqur në Festivalin e Filmit në Cannes në maj të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë është përditësuar.
Edhe si i tillë, duket si i papërfunduar në një mënyrë që në të njëjtën kohë është fascinues, frustrues dhe tërësisht i pakuptueshëm, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Historia që Poitras ka për të treguar po shpaloset ende dhe opinionet rreth personit që është në qendër – themeluesit të “WikiLeaks” Julian Assange – vazhdojnë të përpunohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa më e madhe e dokumentarit ka një lloj nostalgjie të çuditshme teksa transporton audiencën tek momentet e fundit në histori që megjithatë duken shumë larg.
Prej vitit 2010 deri më 2013 - intervistat e së cilës periudhë më së shumti përfshihen në - “Risk”, Assange shndërrohet në figurë glamuroze dhe kontroverse, tru mediatik dhe kampion i mprehtë politik i transparencës radikale i kërcënuar nga akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.
“WikiLeaks”, e cila u specializua në publikimin e zbulimeve të mëdha të dokumenteve të falsifikuara, sfidoi qeveritë dhe konventat gazetareske. Organizata dhe bashkëpunëtorët e saj dukej se janë në pararojën e një lëvizjeje globale drejt hapjes dhe demokracisë, të mundësuar nga teknologjia digjitale dhe nxitur nga idealizmat dhe skepticizmi i një ushtrie hakerësh.
Tani gjërat duken ndryshe. Konotacioni i fjalës “haker” është bërë më i errët, dhe kështu ndoshta janë edhe perceptimet mbi të ardhmen e teknologjisë digjitale. Kjo është pjesërisht për shkak se konteksti politik dhe medial e padyshim drejtimi i dukshëm i historisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Ju kujtohet termi i parë i Barack Obamas? A ju kujtohet Pranvera Arabe? Ju kujtohen mediat sociale para se t’i vërshonin ofendimet dhe lajmet e rrejshme? ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.