Një hartë e krijuar nga Trip Advisor tregon atraksionet turistike kryesore në të gjitha shtetet e botës.
Meqë kultura dhe arti janë pjesë të rëndësishme të shoqërisë, kjo hartë përbëhet nga objekte fetare, nga objekte historike e natyrore dhe turistike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShembull, në Kosovë figuron Muzeu Etnografik si atraksioni kryesor për turistët e huaj. Muzeu gjendet në Kompleksin Emin Gjiku në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në Shqipëri, sipas hartës si atraksion kryesor turistik janë gërmadhat e Butrintit. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit.
Sipas kësaj harte, në Greqi atraksioni kryesor është Muzeu i Akropolit, në Maqedoni është Liqeni i Ohrit, në Serbi është Kalaja e Beogradit ndërsa në Hungari mbetet ndërtesa e Parlamentit.