Qyteti italian Pesaro, vendlindja e kompozitorit, Gioachino Rossini, për çdo vit tubon artistë, ekspertë e adhurues të muzikës, në shpalosjen e trashëgimisë së tij muzikore.
Për të parën herë, festivalit ndërkombëtar të muzikës i njohur si “Rossini Opera Festival”, do t’i bashkohet edhe një këngëtare nga Kosova, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSopranoja kosovare që po bën karrierë nëpër botë, Marigona Qerkezi, është përzgjedhur në mesin e 300 konkurrentëve për të interpretuar në skenën e këtij festivali. Triumfi në audicion ia ka siguruar asaj debutimin në “Teatro Rossini”, në kuadër të festivalit që mbahet në gusht.
Ajo do të jetë pjesë e operës “Il viaggio a Reims”, e cila qe porositur për të festuar kurorëzimin e mbretit francez, Charles X më 1825 dhe është cilësuar si një nga kompozimet më të mira të Rossinit.
Qerkezi, e cila muajin e kaluar nënshkroi kontratë me Teatrin e Ri Kombëtar në Tokio, për sezonin operistik 2019/2020, ka thënë se me veprimtarinë e Rossinit e ka një lidhje të veçantë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.