Prej protestës e kërkesës për ndryshim, deri te thyerja e kufijve, migrimi apo korrupsioni kanë qenë temat rreth të cilave është konceptuar “DokuFesti” viteve të kaluara.
Tema të ndjeshme, më shumë në formë thirrjeje ndaj problemeve me të cilat përballet shoqëria kosovare, por edhe më gjerë kanë karakterizuar këtë ngjarje gjatë viteve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këtë formë “DokuFesti” përveç shfaqjes së filmave, bëhet vendi ku për tetë ditë përmes aktiviteteve të tjera flitet mbi çështje të caktuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSivjet festivali më i madh ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër jo vetëm në vend, fokusohet direkt te e ardhmja. Jo domosdo tek ajo plot shpresë, por e sigurt vjen qasja e guximshme ndaj saj, ashtu siç është.
“Future” (E ardhmja) është tema e edicionit të 16-të të “DokuFestit”, që është bërë publike të martën. “E ardhmja arrin në ‘DokuFest’ 2017”, ka qenë titulli i komunikatës me të cilën organizatorët e kanë bërë publike këtë përzgjedhje.
“E ardhmja” si temë vjen pas “Punk Protest” më 2012, “Thyerja e kufijve” një vit më pas, thirrjes për ndryshim me “Ndrysho - mos u mshef” më 2014. Pasoi tema e “Migrimit”, gjë që edhe sot mbetet një prej çështjeve më të mëdha, me të cilën përballen shoqëri të ndryshme nëpër botë përderisa vitin e kaluar tema ishte “Korrupsioni”.
Qyteti Prizrenit, nikoqir i ngjarjes më të madhe të filmit në vend, prej datës 4 deri më 12 të muajit gusht, do të bëhet pikëtakimi ku kjo temë do të shtjellohet në forma të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
