Forma e të rrëfyerit, thjeshtësia dhe në të njëjtën kohë kompleksiteti i personazheve janë disa prej elementeve që janë vlerësuar te filmi kosovar “T’padashtun”, i cili të shtunën mbrëma është dhënë premierë botërore në festivalin prestigjioz, atë të Karlovy Varyt në Çeki.
Filmi debutues i metrazhit të gjatë për regjisorin dhe skenaristin, Edon Rizvanolli, ka hapur programin konkurrues “East of the West”, ku garon për çmimin e parë dhe atë special të jurisë. Në garë janë 11 filma, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është i pesti film i bashkëfinancuar nga shteti, që ka premierën botërore në festivalin e njohur. Para tij, në ekranin e festivalit të filmit në Karlovy Vary, premierën botërore e kanë pasur filmat “Babai” i Visar Morinës, “Bota” i Iris Elezit, “Krom” i Bujar Alimanit dhe “Home Sweet Home” i Faton Bajraktarit. Vitin e kaluar filmi “Martesa”, nën regji të Blerta Zeqirit, ishte futur në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh, në kuadër të seksionit të filmave në fazën përfundimtare “Works in progres”. Më 2015, “Babai” mori dy çmime, atë për regjinë më të mirë dhe çmimin “Europa Cinemas Label”, që ndahet nga Europa Cinemas Network.

Festivali i njohur i filmit, i cili u hap më 30 qershor dhe zgjat deri më 8 korrik sivjet shënon edicionin e 52-të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.