“Të gjithë të afërmit e tij e konsideruan person të pashpresë, i cili zmbrapset nga puna e rëndë”, thotë miku i fëmijërisë së Adolf Hitlerit, August Kubizek.
“Ai ishte djali i dashur i nënës së tij dhe e adhuronte atë”, komenton doktori hebraik i familjes së Hitlerit, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. “Nëse Adolfi donte diçka, ai e arrinte – kryesisht në kurriz të të tjerëve”, thotë motra Paula Wolf.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto përshtypje për Adolf Hitlerin janë në mesin e shumë deklaratave prej bashkëkohësve të diktatorit, të cilat përthekojnë dokumentarin e shumëpritur “Who Was Hitler” (Kush ishte Hitleri). Seritë televizive shtatë orë e gjysmë u dhanë premierë javën që shkoi në “Munich Film Festival”.
Duke përdorur narrator dhe informacione të rralla shtesë, skenaristi dhe regjisori Hermann Pölking rindjek jetën e Hitlerit – prej lindjes në vitin 1889 në Austri deri tek vetëvrasja në Berlin në vitin 1945 – tërësisht nga deklaratat e bashkëpunëtorëve të tij, armiqve, viktimave dhe vrojtuesve.
Pölking ka kataloguar 120 arkiva në 14 shtete dhe ka rishikuar incizime prej 850 orësh në mënyrë që të krijojë një portret unik të evoluimit të një prej figurave më famëkëqija të shekullit XX. Qindra citime janë incizuar nga 125 folës.
Qasja e re
Për më shumë se shtatë orë dokumentari është tepër i gjatë dhe kërkues – prandaj po planifikohet versioni për kinema i shkurtuar në tri orë. Por durimi shpërblehet me një montazh të mrekullueshëm të materialit arkivor të parë rrallë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.