Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kulla e Gjakovës ku ruhet një rrëfim për Lidhjen e Prizrenit

Pozita e saj qendrore në hyrje të Çarshisë së Madhe në Gjakovë ia mundëson sot Kullës së Avdullah Pashë Drenit që të jetë objekt që s’mund të mos vërehet. Por më shumë sesa pozita e saj është hijeshia e godinës që bën që objekti të tërheqë medoemos vëmendjen e vizitorëve në qytet.

Është pjesë e një kompleksi monumentesh, secili i veçantë në mënyrën e vet. Afër saj ndodhet lapidari i Lidhjes së Prizrenit, anash ka Teqenë e Sheh Eminit, s’e ka larg shtëpinë e Sulejman Vokshit, sikurse as Kullën e Koshit, derisa përballë saj është edhe varri i Maxharr Pashës. Bashkë me Çarshinë e Madhe përbëjnë bërthamën e vjetër të Gjakovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Godina që supozohet të jetë ndërtuar në fundin e shekullit XVIII sot është muze. U ndërtua si pjesë e pasurisë së Avdullah Drenit, luftëtarit në krah të osmanëve, që mori titullin pasha.

Shtëpi banimi e fortifikatë

Sipas të dhënave që hasen në burime të ndryshme, e që janë përmbledhur edhe në Databazën elektronike të trashëgimisë kulturore në Kosovë, Kulla supozohet të jetë ndërtuar në vitin 1790.

Ajo ka shërbyer si shtëpi banimi, por edhe si fortifikatë. Burime të ndryshme e theksojnë këtë, duke mbërritur te ky konstatim me faktin që Kulla ka shumë frëngji nga të gjitha anët... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.