Trekëndëshi njeriu, natyra dhe teknologjia është hapësira ku orvatet në kërkim të ideve dhe veprave. Pyetjet shpeshherë ironike e cinike që shtron me veprat e artit kanë përgjigje të shumëfishta. Ato nuk përfundojnë kurrë.
Prej pyetjeve për shkatërrimin e natyrës e ndikimin e teknologjisë tek njerëzit, Shpend Havolli shkon deri te provokimet nëse mund të ngjallin buzëqeshje figurat më të urryera të historisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arti bashkëkohor reflekton jetën siç e njohim. Mund të jetë i bukur, kontradiktor, provokues, konfuz, ose i hapur”, thotë Havolli i lindur më 1990.
Zhveshja e Hitlerit
Liderin nazist, sherri i të cilit nisi Lufta e Dytë Botërore që mbahet mend si më e madhja e historisë së njerëzimit, Havolli e ka kthyer në një tjetër personazh.
Rripi s’ia mban pantallonat e në pah i dalin brekët e bardha me zemra të kuqe. Edhe asisoj, “Führeri” mban lart dorën e djathtë që reflekton përshëndetjen e kohës së tij. Duket si personazh i çuditshëm, përderisa pavarësisht se si duket, e ruan seriozitetin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.