Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Ti dhe Unë” si album testament i “Asgjë Sikur Dielli”

“Asgjë Sikur Dielli”, 20-vjetorin e themelimit do ta shënojë me një album që ky bend alternativ kosovar e quan testament.

“Ti dhe Unë”, me tetë këngë, vjen si përmbledhje e hiteve të bendit në format të pllakës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është masterizuar dhe prodhuar në Berlin të Gjermanisë. Promovimit të kësaj LP-je do t’ia bashkëngjisin edhe një ekspozitë retrospektive, përmes së cilës adhuruesit e bendit do të mësojnë më shumë për historinë, diskografinë, publikimet dhe performancat e “Asgjë...” prej vitit 1997 deri më 2017. Ekspozita titullohet e “Kur e di se nuk di”, siç titulloj hiti që ky bend e lansoi me videoklip më 2002, shkruan sot Koha Ditore.

Krahas albumit, të dielën e 2 korrikut, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, do të paraqiten edhe ilustrimet dhe punimet e artistëve kosovarë si Alban Muja, Jakup Ferri, Driton Selmani dhe Artan Hajrullahu, të cilët kanë kontribuuar me veprat e tyre në këtë album.

Këngët si “Unë të dua ty”, “Adresa”, “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty” dhe “Ndodhemi” të përmbledhura në faqen A të albumit, i bashkëngjiten hiteve si “Disident” (njëherësh edhe titulli i albumit të tretë të bendit), “Kur e di se nuk di”, “Ma leht’ pa dhimbje” dhe “Melankoli” të cilat zënë vend në faqen B të albumit.

Në shënimin e përvjetorit “Asgjë...” gjithashtu do të performojë disa prej këtyre këngëve dhe do të nënshkruajë albumin e ri për të pranishmit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)