Prishtinë, 30 qershor - Ministria e Kulturës nuk ia ka dalë të shpenzojë as gjysmën e buxhetit të paraparë për investime kapitale gjatë vitit 2016. Kësisoj, ky institucion nuk ka arritur t’i realizojë investimet më të mëdha, disa prej të cilave i synon ndër vite.
Institucioni më i lartë kulturor në vend, bashkë me institucionet vartëse vazhdojnë të bëjnë pagesa pa bazë ligjore. Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin që e ka publikuar të enjten numëron 22 gjetje gjatë mbikëqyrjes të MKRS-së për vitin e kaluar. Më shumë se gjysma e tyre radhiten si gjetje me prioritet të lartë. MKRS-ka çalon në menaxhimin e buxhetit dhe për një strategji veprimi. Institucioneve vartëse të saj u ka lejuar të bëjnë pagesa të jashtëligjshme e me para në dorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Kulturës fillimisht kishte buxhet prej 19 milionë e 876 mijë eurosh për vitin e kaluar. Ka arritur të shpenzojë 16 milionë e 773 mijë euro, përderisa më 2015 kishte shpenzuar gati 19 milionë euro nga buxheti prej 21 milionësh.
Ridestimini i buxhetit të projekteve kapitale dhe shkuarja e një pjese të mjeteve në kursime, kanë bërë që MKRS-ja të mos arrijë t’i realizojë as gjysmën e investimeve madhore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.