Prishtinë, 29 qershor - Festivali i vetëm në vend që i dedikohet ekskluzivisht kitarës, ka bërë një përjashtim në edicionin e tretë. Në program, Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë, e ka përfshirë edhe një soprano e një violinist. Hapja do të bëhet sonte (e enjte) në teatrin “Istref Begolli” me koncertin e sopranos kosovare Besa Llugiqi, nën shoqërinë e kitaristit italian Marko Feri.
Të premten do të interpretojë kitaristi Antonio Fruscella nga Italia, derisa mbrëmja e së shtunës së korrikut është e rezervuar për violinistin shqiptar Klaidi Sahatçi dhe kitaristin kosovar që jeton në Kroaci, Petrit Çeku. Në mbrëmjen e 2 korrikut do të interpretojë mysafiri special i këtij edicioni, kitaristi klasik Judicawl Perroy nga Franca. Perroy është edhe mësimdhënës në Paris. Çmimi i dytë në “International Competition of the Ile-de-France” më 1988, në moshën 14-vjeçare, qe një start i mirë për të. Ka diplomuar në Akademinë e Muzikës në Paris. Diskografia e tij përfshin kompozitorët më të njohur tradicionalë klasikë, si Bach, Handel, Mauro Giuliani, e të tjerë, por gjithashtu është i njohur edhe për një repertor me muzikë më moderne për kitarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI organizuar nga Komuna e Pejës dhe “Kosova Guitar Society” në përkrahje edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, Festivali, siç përshkruhet në uebfaqen zyrtare mbahet në qytetin e Pejës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.