Prishtinë, 29 qershor - Artistja kosovare Alketa Xhafa-Mripa ka paralajmëruar se do t’i shndërrojë në art mesazhet e vizitorëve që vijnë si një lloj reagimi për veprën e saj “Refugees Welcome”. Së fundmi këtë ide e ka shpalosur edhe në ndalesën e saj të radhës në qendrën e artit “Southbank Centre” të Londrës.
Bëhet fjalë për performancën përmes së cilës do të interpretojë librin e mysafirëve, i cili përmbledh 800 mesazhe për refugjatët, emigrantët dhe për Britaninë në ditën e sotme. Tregimet do të interpretohen përmes performancës që do të jetë si vallëzim konceptual apo gjuhë e trupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerformancën do ta konkretizojë vitin e ardhëm, por ideja qe shtruar vitin e kaluar kur ajo nisi t’i mbledhë mesazhet në kuadër të instalacionit lëvizës “Refugees Welcome”. Me kamionin që enterierin e ka të shndërruar si një dhomë tipike angleze e viteve ’70, Xhafa-Mripa i fton njerëzit që të futen brenda dhe të pinë nga një filxhan me çaj bashkë me të.
Në këtë formë ajo rrëfen se si u bë refugjate kur nga Kosova shkoi në Londër për të ndjekur studimet për art në vitin 1997, dhe mbeti aty pasi në vendlindjen e saj shpërtheu lufta. Në këtë formë ajo kujton mikpritjen që i është bërë asaj dhe më pas refugjatëve të tjerë kosovarë gjatë vitit 1999, duke e krahasuar me situatën që sot mbretëron në Britaninë e Madhe (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.