Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“KosovaFilmi” me tetë mijë euro bleu pajisje që s’i ka kërkuar

Prishtinë, 29 qershor - Mbi tetë mijë euro që i janë dhënë “KosovaFilmit”, kanë mbetur ende si avanca e pambyllur në Ministrinë e Kulturës. Një komision i MKRS-së ka gjetur mospërputhje faturash, blerje pajisjesh që nuk përputhen me kërkesën e bërë, shkelje procedurash e vonesa. Kjo shumë qe derdhur në xhirollogarinë e “KosovaFilmit” në dhjetor të vitit 2015, pas kërkesës që ky institucion kishte bërë për blerjen e një pajisjeje, por tek një vit më vonë kanë arritur edhe të tjera aparatura.

Gani Mehmetaj, drejtor i “Kosovafilmit”, siç shkruan në raportin e Komisionit për verifikimin e pajisjeve të blera vitin e kaluar, më 26 nëntor të vitit 2015 i ishte drejtuar Ministrisë së Kulturës me kërkesën “për blerjen e vetëm një pajisjeje (HP-STORE Ever LTO-6 Ultrium 6650 TapeDrive - LTO Ultrium-6 External EH 964A)”. Ndërsa faturat që ai ka dorëzuar dëshmojnë tjetër gjë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatura me numër 16091 e datës 21.12.2016, ka në përmbajtje një laptop Lenovo me specifikat si në faturën në fjalë, por që e cila në asnjërën prej kërkesave nuk ishte e cekur. Fatura ka vlerë prej 400,00 euro”, shkruhet në vendimin e Komisionit, ku është analizuar edhe një tjetër faturë që në përmbajtje ka një kompjuter, por që as kjo nuk ishte e cekur në kërkesat e Mehmetajt. Kompjuteri është i faturuar me vlerë prej 3 mijë 870 eurosh.

“Në të njëjtën faturë është specifikuar edhe pajisja që është kërkuar në kërkesë LTO-6, në vlerë prej 3.370,00 euro. Po ashtu, kjo faturë ka të evidentuar edhe një projektor BenQ TH670 me vlerë prej 600,00 eurosh, po ashtu të pa evidentuar në kërkesat e lartcekura”, thuhet në vendimin e Komisionit.

Vetë Mehmetaj në dhjetor të vitit të kaluar, i kishte thënë gazetës se kanë porositur vetëm një pajisje për të cilën kishin kërkuar buxhet (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.