Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

‘Home’ merr çmimin ‘Golden Lion’

Filmi kosovaro britanik “Home”, i njëjti që ka fituar edhe çmimin BAFTA para pak kohësh, ka marrë sot çmimin ‘Golden Lion’, në Festivalin Ndërkombëtar të Kreativitetit ‘Cannes Lions’ 2017, shkruan KultPlus. Për këtë çmim ka njoftuar vetë producenti kosovar Shpat Deda.

Filmi "Home" me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes. Familja në fjalë është angleze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graçanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.