Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nisin punimet për funksionalizimin e sallës së brendshme të “Lumëbardhit”

Drejtuesit e fondacionit “Lumbardhi” në Prizren, të martën kanë njoftuar se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me degën në Kosovë të organizatës suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), për funksionalizimin e pjesshëm të sallës së mbyllur të Kino “Lumëbardhit” dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të këtij objekti kulturor.

Kësisoj pritet që kjo hapësirë kulturore të vihet në shërbim të përditshëm të artistëve dhe të publikut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ares Shporta nga fondacioni “Lumëbardhi” ka bërë të ditur se punimet në sallën e brendshme të kinemasë kanë nisur javën e kaluar dhe se pritet që ato të përmbyllen gjatë muajit të ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.