Tiranë, 15 qershor - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar dje në rubrikën e tij në Facebook, Amarcord, etnografin dhe folkloristin Ramadan Sokoli.
“AMARCORD
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdoshta sepse ishte pinjoll i një dere Gegnie fort të rrënjosur në tradita dhe trashëgimi dhe nip i një prej komandantëve legjendarë të Lidhjes së Prizrenit, Hodo begut, etnografi dhe folkloristi i pakrahasueshëm, Ramadan Sokoli, ju përkushtua me aq vetëmohim, studimit të esencës së kulturës sonë kombëtare dhe harmonisë që sillte brenda saj, kontrapunkti i ndjesisë muzikale aq të hollë te shqiptarët.
Në 97 vjetorin e lindjes, kujtimi dhe vepra e këtij hulumtuesi madhështor, i dashuruar pas Firences dhe Italisë, meriton një “Bravo Maestro”, me gjithë zemër”, shkruan Rama” – ka shkruar kryeministri në postimin e tij përmes Facebook.
Ramadan Sokoli ndërroi jetë më 12 mars të vitit 2008.