Prishtinë, 15 qershor - Kur përmendet okarina, menjëherë asociohet me emrin Shaqir Hoti, ose anasjelltas. Ky artist, i cili për shumë vjet krijoi këngë e melodi popullore, që janë kënduar nga emrat e mëdhenj të muzikës popullore, prej bilbilit Nexhmije Pagarusha, Shahindere Bërlajolli e deri tek Shkurte Fejza, tani njihet për një veprimtari tjetër.
Sot Shaqir Hoti mban epitetin e mjeshtrit të instrumenteve frymore. Tashmë ka arritur të krijojë okarina prej dheu, plastike, por edhe nga korja e frutave. Krahas kësaj, ai punon edhe fyellin, kavallin, fyellin e shokës, bishnica dhe pipëza. Një copë e krijimtarisë së tij të bujshme, bashkë me shkrime të njerëzve që kanë bashkëpunuar me të, janë përmbledhur në monografinë “Rilindësi i Okarinës Ilire”, të autorit Agim Gashi. Kjo monografi u promovua të mërkurën në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRecensenti i këtij libri, Zymer Mehani, ka thënë se kjo monografi përmban një materie interesante për personalitetin e artistit, për vendlindjen e tij, Rogovën e Hasit, për jetën, shkollimin dhe përgatitjen prej artisti (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.