Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova në festivalin te filmit të animuar Annecy Festival në Francë

Me bashkëpunimin e Anibar, Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, për herë të parë shteti i Kosovës do të prezentohet në Annecy International Animation Festival që është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit të animuar në Europë dhe që mbahet në Annecy të Francës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Qëllimi i këtij përfaqësimi është që të promovohet animacioni kosovar ndërkombëtarisht dhe rrjetëzimi i filmbërësive Kosovar me industrinë e animacionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtandi në marketin e festivalit do të jetë aktiv nga 13 deri me 16 qershor gjatë së cilave data do të promovohen animatorët e pavarur kosovar, studiot e animimit, dhe festivali i filmit të animuar në Kosovë, Anibar.