Lidhja me natyrën ka shërbyer për fillimin e konceptimit të projektit ideor për Muzeun e Historisë së Natyrës që është shpallur fitues i konkursit të Ministrisë së Kulturës.
Siç është përshkruar në koncept, lidhja me qiellin, me krijuesin, bëhet nëpërmjet galerisë dhe drita depërton në brendinë e hollit, ku edhe zhvillohet ekspozita e përhershme që është edhe sektori më i rëndësishëm i muzeut në të cilin parashihet të ekspozohen mbi 880 eksponate, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania “Hidroing-DK SHPK” ka dalë fituese e konkursit për hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues të këtij institucioni, që ishte hapur qysh në janar. Vlera e çmimit është 23 mijë e 600 euro. Me vend të dytë është vlerësuar projekti i kompanisë “North-West SHPK & “ALB-Architect”-SHPK.

Gjithsej shtatë oferta i ka vlerësuar juria profesionale e përbërë nga Dukagjin Hasimja, Artan Hoxha, Isuf Krasniqi, Hamdi Kurteshi dhe Engjell Duzhmani. Lokacioni për ndërtimin e këtij objekti është në fshatin Sllatinë, Komuna e Fushë-Kosovës, në kilometrin e 18-të në perëndim të Prishtinës. Ministria e Kulturës paralajmëron se guri themeltar për këtë projekt të vendoset në muajin gusht.
Muzeu qe paralajmëruar fillimisht të ndërtohej në kryeqytet, por MKRS-ja e Komuna e Prishtinës nuk ishin marrë vesh. Për sivjet, për këtë projekt janë ndarë 200 mijë euro. Rreth një milion euro është llogaritur të jetë kostoja e konkretizimit të këtij projekti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.