Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Wonder Woman” në kozmosin e superheronjve modernë

“Wonder Woman” nis me muzikë të kobshme, të zymtë – kompozuar nga Rubert Gregson Williams – si thirrje për “errësirën” dhe me pamje prej së larti të Louvreit, që duket e mbushur me shenja ogurzeza.

Shikuesi mund të rrëqethet prej tmerri. A do të jetë vazhdim prej aty ku e la “Batman vs Superman”? A duhet të durojmë një dozë të vetëkeqardhjes dhe trimërisë autoritare që ka karakterizuar epokën e “Dark Knight” të “Warner Bros”? Pyetjet nuk janë retorike dhe jam i lehtësuar të kumtoj se përgjigja është “jo”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në momentin që filmi bie në binarë, ne transportohemi në jetën e hershme të heroinës, shumë kohë para se ajo të përzihet me Wayne dhe Clark Kent.

“Wonder Woman”, nën regji të Patty Jenkins e me skenar të Allan Heinberg, me gjallëri shkundë filmat “blockbuster” dhe i lejon vetes të jetë diçka relativisht e rrallë në kozmosin e superheronjve modernë“The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Më pak duket si një instalim në një sekuencë të pafund të mundësive për marketing sesa...cila është fjala që po e kërkoj? Një film. Madje mjaft i mirë që sjell histori interesante, jo krejt të parashikueshme. Me mençuri kombinon elemente të zhanreve në diçka të freskët, prekëse dhe argëtuese.

Pakujdesia e sinqertë na kujton filmat “Superman” të viteve ’70 dhe ’80 më shumë sesa spektaklet tallëse Wagneriane të ditëve të sotme, dhe njëjtë sikurse ato aventurat e “Man of Steel”, na kthen në vetëkënaqësi duke sjellë frymën e së vërtetës dhe drejtësisë mbi një traditë edhe më të vjetër hollywoodiane.

Kjo është një histori me origjinë në fillim dhe për më tepër e zhvilluar mbi sfondin mitik, bashkë me misionin modern të personazheve të tij. Një film i llojit të tillë mund të jetë i lodhshëm, por “Wonder Woman” është lehtësuar nga prekjet e vogla komike, spiunazh dhe aventura komike, si dhe me atë që mund të jetë një prej puthjeve më të besueshme në ekran të filmave me superheronj që pas asaj kur Tobey Maguire ia jep Kristen Dunst, i kthyer me kokë poshtë teksa kacavirret në litar në filmin “Spider Man”. Por më duket se po dal pak jashtë vetes.

Diana Prince është, Princess Diana, vajza e Hippolytas, mbretëresha e Amazoneve (Connie Nielsen). Vajza (në fëmijëri e portretizuar nga Lilly Aspell dhe më pas nga Emilly Carey e Gal Gadot) rritet në një ishull mesdhetar, me livadhe si në parajsë, kuaj fisnikë dhe me muskuj të fuqishëm... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.