Dyshja Albert Kuhn e Pol Bargués për të parën herë ka bërë film në Kosovë më 2011. I titulluar “3 Kosovos”, projekti i tyre ishte një elegji për tre djem të rinj kosovarë që vallëzojnë në muzg, derisa diskutojnë për të ardhmen e tyre.
Kanë bërë film edhe për rebelimin në Saharën Perëndimore, peshkatarët në Palestinë e një për luftën kundër kompanive minerare në Chiapas. Së fundi i janë rikthyer Kosovës, me filmin e shkurtër dokumentar “Notes on Beautiful Resignation” (Shënime mbi dorëheqjen e bukur), ngjarjet e së cilit janë reale, por personazhi fiktiv, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi që dokumenton vizitën e hulumtuesit Bruno Pisa (që luhet nga Pol Bargués) në Prishtinë, do të jepet premierë në Barcelonë, në festivalin “Barcelona Creative Commons Film Festival”, të dielën e kësaj jave. Edicioni i tetë i këtij festivali do të hapet sot dhe deri më 11 qershor shfaq filma në hapësira të ndryshme të Barcelonës, duke u fokusuar në kinematë më të mira.
Regjisori e producenti i filmave jofiktivë, Albert Kuhn, ka thënë se i gjithë filmi shtjellohet rreth hulumtuesit akademik Bruno Pisa, i cili mbërrin në Prishtinë me një mision.
Dardan Selimaj ka thënë se për të angazhimi në realizimin e “Notes on…” ka qenë përvojë e mirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.